Lajme flash

Burri e mbylli në banesën plot kamera, gruaja: Më akuzonte për tradhti! Pre e dhunës dhe 4 fëmijët

6 Shkurt 2024, 11:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Burri e mbylli në banesën plot kamera, gruaja: Më akuzonte
Një rast i rëndë në një familje shqiptare u shënua ditën e sotme. 34-vjeçari Asqiri Mandri ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e mbante të mbyllur atë në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë.

I riu raportohet se kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Gruaja e cila mbahej e mbyllur në banesë ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.

Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim.



Po ndodh...