Tragjike/ Dy të vdekur në Korçë, autori qëllon ndaj një personi dhe më pas vret veten

28 Shkurt 2024, 21:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tragjike/ Dy të vdekur në Korçë, autori qëllon ndaj
Dy të vdekur është bilanci tragjik i një ngjarje të rëndë që vjen mbrëmjen e kësaj të mërkure nga qytetin e Korçës.

Fillimisht u raportua për një persona të vrarë, trupi i të cilit u gjet në afërsi të një hoteli, në lagjen numër 10 të këtij qyteti, ndërsa një tjetër kishte mbetur i plagosur.

Por, sipas informacioneve të fundit nga burime policore, edhe ky i fundit ka ndërruar jetë. Identitetet e viktimave nuk dihen ende.

Paraprakisht dyshohet se personi i cili është gjetur i pajetë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një tjetri, duke e lënë të plagosur. Më pas, autori i dyshuar e ka drejtuar armën nga vetja duke u vetëvrarë.

Paraprakisht, dyshimet janë që kemi të bëjmë me një krim në familje.

Të dhënat në fjalë janë paraprake dhe mund të ndryshojnë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.

 

Po ndodh...