Zbardhen detajet, pse zbarkoi FNSH në bazën e Ervis Martinajt?

Burime nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se kontrollet në Fushë Kuqe janë me vendim gjykate në kuadër të hetimeve për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë zonë, përfshirë edhe zhdukjen e Ervis Martinajt që prej datës 8 gusht 2022.
Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë janë edhe banesa dhe ambiente të tjera, përfshirë të njohur dhe familjarë të tij, përmes së cilave synohet të sigurohen prova për t’i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.
Bëhet e ditur se aksioni në Fushë Kuqe ka ardhur pas disa informacioneve se në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe ka lëvizje. Duke qenë edhe dita e shënuar e Krishtlindjeve, mësohet se ka pasur informacion se Ervis Martinaj mund të shfaqej në zonë apo pranë familjes së tij pas 5 muajsh i shpallur si i zhdukur. Megjithatë deri më tani autoritetet janë treguar hermetike dhe nuk kanë konfirmuar nëse kanë rënë në gjurmët e Ervis Martinajt pas aksionit të zhvilluar.
-
-
Makina përplas për vdekje 8-vjeçarin shqiptar në Itali
26 Dhjetor, 09:53 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



