Dhunë dhe kanosje, procedohen 5 persona në Elbasan

Pesë persona janë proceduar ditën e sotme nga policia në Elbasan pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Blutë bëjnë me dije se procedimi ka nisur për shtetasit: F. M., 70 vjeç, pasi ka dhunuar vëllain e tij. D. G., 18 vjeç, pasi ka dhunuar me grushte një bashkëmoshatar, dhe E. H., 33 vjeç, K. H., 62 vjeç dhe S. H., 57 vjeçe, pasi janë përfshirë në sherr dhe kanë kanosur njëri-tjetrin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 70 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 18 vjeç, pasi dyshohet se më datë 14.02.2024, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar, për motive të dobëta;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 33 vjeç, K. H., 62 vjeç dhe S. H., 57 vjeçe, të tre banues në Librazhd, pasi kanë kanosur njëri-tjerin, me fjalë, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-
-
-
-
Rikthimi i lojërave të fatit, Pampuri: Tjetër aferë korruptive!
16 Shkurt, 11:42 -
Disa të vërteta në lidhje me vizitën e Blinken!
16 Shkurt, 11:32
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





