Dhunohen varrezat në Përmet/ Thyhen 30 varre, policia nis hetimet
30 Dhjetor 2024, 17:13 / AKTUALITET

Në fshatin Kutal të bashkisë Përmet, persona ende të paidentifikuar kanë kryer një akt vandal duke përdhosur 30 varre në varrezat e zonës.
Disa banorë, mëngjesin e së hënës kanë konstatuar dëmtimin e varreve dhe fotove të njerëzve të tyre më të dashur që prehen në varrezat e këtij fshati. Menjëherë janë informuar organet policore të cilat po vijojnë hetimet për këtë incident, raporton abcnews.
Në komisariatin e Përmetit janë shoqëruar tre persona, një prej të cilëve i mitur, pasi dyshohen si autorë të këtij akti.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

