Djegia e makinës së drejtoreshës së tatimeve në Vlorë, i ati: Autori i maskuar hodhi benzinë dhe i vuri flakën

8 Prill 2024, 10:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Djegia e makinës së drejtoreshës së tatimeve në

Ka folur ditën e sotme për mediat i ati i Anjeza Shikos, drejtoreshës së tatimeve në Vlorë të cilës gjatë natës i është djegur makina nga persona ende të paidentifikuar.

Muhamet Çota ka treguar momentin kur autori, i maskuar dhe me kapele hyri në garazh ku ishte makina, i hodhi benzinë në pjesën e parë dhe më pas i vendosi flakën.

Ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15. Në kamerat e sigurisë pashë që dikush kishte hyrë në garazh, i maskuar, me kapele dhe kapuç gri, mbaroi punë e u kthye andej nga hyri. Neve na njoftoi një komshi që kishte parë tym në garazh. Morëm kovën me ujë të fiknim zjarrin edhe njoftuam policinë dhe zjarrfikësit”– u shpreh Çota.

Ndërsa i pyetur për shkakun pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje, i ati i drejtoreshës shprehet se mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

 

Po ndodh...