“Dyshime dhe për biznesmenin”/ Gazetarja: Sidi mund të jetë vrarë për “golin” ndaj një grupi në Vlorë

15 Maj 2024, 21:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Dyshime dhe për biznesmenin”/ Gazetarja: Sidi mund të
Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi sot atentatin e mbrëmjes së 9 Majit në Athinë, ku u ekzekutua 32-vjeçari Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur për shoqërinë si “Sidi”, një emër i njohur i botës së krimit në Qarkun e Lezhës.

Deri më tani dyshohej se ai kishte gisht në atentatin ndaj Brilant Martinajt, Ylli Brahjas dhe Gentjan Bejtjas, por gazetarët Klodiana Lala dhe Eni Ferhati zbuluan dhe dy pista të tjera pse mund të jetë vrarë Roan Brahimi.

Klodiana Lala tha se ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që ai i kishte bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës.

Ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që i ka bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës”, u shpreh gazetarja Lala.

Gazetari Eni Ferhati tha se ka ndodhur që personazhe të krimit të ekzekutohen pasi tradhëtojnë grupet kriminale për ngarkesat miliona euroshe të kokainës.

Kemi individë në Dubai që marrin përsipër të trafikojnë sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine, dhe Roan Brahimi është një prej tyre. Dhe ka raste kur prishen pazaret dhe bëhet fjalë për miliona euro në një ngarkesë të mundshme”, tha gazetari.

Ndërkohë më herët gazetari Eni Ferhati deklaroi se ka dyshime se Roan Brahimi mund të ketë “gisht” dhe në atentatin e regjistruar në muajin shkurt ndaj biznesmenit 51-vjeçar Ardjan Gjeloshi në Gurëz të Kurbinit, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe u vra ekonomisti i firmës Selman Mihana.

Sipas Ferhatit, autoritetet kanë të dhëna që të bëjnë të dyshoh se mund të qëndrojë Roan Brahimi pas këtij atentati.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128