E rëndë në Itali/ Makina futet kundravajtje dhe përplaset me një mjet tjetër, një i vdedur dhe pesë të plagosur, mes tyre edhe tre fëmijë!

15 Qershor 2025, 16:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Itali/ Makina futet kundravajtje dhe përplaset me

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali paraditen e sotme.

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka hyrë në mënyrë të gabuar në autostradë nga pika e pagesës në Bolzano Jug dhe ka lëvizur në drejtim të kundërt, duke shkaktuar një përplasje frontale me një tjetër automjet që po vinte në drejtimin e duhur.

Gjithashtu oas aksidentit menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Bolzanos, policia rrugore dhe disa autoambulanca.

Dy prej të plagosurve janë transportuar në spitalet e Bressanones dhe Trentos, ndërsa tre fëmijë të moshave 8, 11 dhe 14 vjeç u transportuan me helikopter në Klinikën Universitare të Innsbruckut.

 

Po ndodh...

ide