EMRAT/ Shpërndanin kartëmonedha euro të falsifikuara, dy të arrestuar në Vlorë

11 Mars 2025, 11:47 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRAT/ Shpërndanin kartëmonedha euro të falsifikuara, dy të

Goditet një rast i shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara.

Arrestohen shtetasit Jurgen Tërpo dhe Bledar Sulko, pasi siguronin euro të falsifikuara në qytetin e Vlorës.

Po ashtu procedohet dhe shtetasi Trifon Kiço, i cili fuste në treg kartëmonedhat false duke kryer blerje në biznese të ndryshme të qytetit.

Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...