EMRI/ I dënuar për pjesëmarrje në grupin kriminal, vihet në pranga 54-vjeçari

6 Dhjetor 2024, 10:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I dënuar për pjesëmarrje në grupin kriminal, vihet

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Pojan”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasin Aleks Kreshpanji, 54 vjeç.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide