
EMRI/ Posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

Një 25-vjeçar i identifikuar si Indrit Isufi është arrestur nga Policia e Lezhës pasi posedonte kokainë dhe kanabis dhe kishte për qëllim shitjen.
Gjatë kontrollit fizik, blutë kanë sekuestruar doza të lëndëve narkotike dhe një mjet prerës në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128