EMRI/ Shqiptari kapet me qesen plot me paund në Britani, dënohet me burg

Një shqiptar që mbante 15,000 £ në një qese plastike u arrestua nga policia pasi e kishin parë atë duke vepruar “në mënyrë të dyshimtë”.
Rusten Gjoni po ecte përgjatë rrugës Corporation në Newport kur tërhoqi vëmendjen e policisë.
38-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm pak ditë më parë, pasi ishte futur në vend ilegalisht nga kontrabandistët.
Në intervistën e tij në polici Gjoni u tha oficerëve se paratë ishin për të paguar njerëzit që e kishin ndihmuar të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai tha se kishte hyrë në vend me një kamion nga Spanja ku kishte qenë për rreth katër vjet.
I pandehuri refuzoi të thoshte se kujt ia kishte borxh paratë.
Gjoni tha se donte të ribashkohej me gruan dhe fëmijët e tij që janë në Mretërinë e Bashkuar dhe po aplikojnë për azil.
Ai tha se 15,000 £ ia kishin dhënë hua miqtë.
I pandehuri u deklarua fajtor për hyrjen e paligjshme në Britani më 27 nëntor të vitit të kaluar.
I pandehuri u burgos për gjashtë muaj.
Home Office do të vendosë nëse Gjoni do të dëbohet apo jo pas vuajtjes së dënimit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

