Escortat “pushtojnë” burgjet, ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pyetur lidhur me alarmin e Prokurorisë së Durrësit sa i takon shkeljeve serioze në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku vizita të raportuara shërbime shëndetësore, mund të jenë përdorur për qëllime të tjera.
“Po, është e vërtetë. Jam vënë në dijeni për këtë informacion. Këto vizita, me pretendimin e vizitave shëndetësore, nuk janë raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndaj kam kërkuar shkarkimin e drejtorit përkatës,” deklaroi ministri Lamallari.
Sipas tij, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është udhëzuar të jetë i pranishëm në çdo Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtyre praktikave.
“I gjithë informacioni që do të vihet në dispozicion do të trajtohet me seriozitet maksimal. Do të kërkoj bashkëpunim gjithëpërfshirës me institucionet e zbatimit të ligjit,” theksoi ministri.
Ky zhvillim shton shqetësimet për menaxhimin e sistemit të burgjeve dhe për efektivitetin e mekanizmave të kontrollit, në një kohë kur institucionet penitenciare janë vënë disa herë në qendër të kritikave për sigurinë, korrupsionin dhe abuzimet e brendshme, të cilat kulmuan me arratisjen e Altin Ndocit, të arrestuar për një numër vrasjesh.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
