Hidhet shorti i playoffit në Champions League/ Real Madrid sërish me makthin Benfica dhe derbi francez Monaco-PSG

30 Janar 2026, 12:47 / SPORT ALFA PRESS

Hidhet shorti i playoffit në Champions League/ Real Madrid sërish me

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i fazës së playoffit të Ligës së Kampioneve dhe çiftet e përcaktuara janë vërtet interesante.

Ajo që bie në sy në përfundim të këtij shorti ështe se Reali i Madridit do të kthehet sërish në vendin ku u poshtërua vetëm dy ditë më parë, në Lisbonë. Kjo sepse fati deshi që Los Blancos të përballen edhe njëherë me skuadrën e Benfica në fazën e playoffit ku do të kërkojnë revanshin dhe kualifikimin për më tej.

Shanset që në këtë short të kishte përplasje mes skuadrave të të njëjtit kampionat ishin të mëdha dhe një gjë e tillë i ra për pjesë Ligue 1 në Francë ku skuadra kampione në fuqi e Evropës, Paris Saint Germain do të luajë ndaj Monaco për te vijuar në misionin e saj për të mbrojtur titullin.

Interi, skuadra nënkampione e kontinentit do të ketë një përballje me norvegjezët e Bodo/Glimt, në raundin e playoffit, një përballje që nuk do të jetë aspak e lehtë, për këtë mjafton të kujtosh sfidën e kësaj skuadre me Juventusin.

Edhe Juventusi ka një raund të komplikuar teksa përballë do të ketë Galatasaray, skuadrën turke që ka në radhët e saj një futbollist që e njeh mirë futbollin italian si Osimhen.



Po ndodh...

ide