Tashmë zyrtare! Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

30 Janar 2026, 11:26 / SPORT ALFA PRESS

Tashmë zyrtare! Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për

“Saga” Asllani merr fund, me mesfushorin kuqezi që zgjodhi Turqinë për të vijuar karrierën e tij.

Për herë të parë, Asllani largohet nga Italia, për të nisur një aventurë të re në Stamboll.

Kjo ishte një zgjedhje e vështirë për Asllanin, madje fillimisht dukej se as fati nuk ishte me të pasi një defekt në avion bëri që mesfushori të mos udhëtonte në Stamboll të enjten, ashtu siç ishte parashikuar, por zbarkoi këtë të premten në orën 12:00, me orën lokale.

Asllani iu nënshtrua më pas testeve mjekësore për të firmosur kontratën me ekipin e Beshiktash.

Beshiii

Mesfushori transferohet në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me të drejtë blerje nga Beshiktash. Sipas mediave në Turqi, bëhet fjalë se bardhezinjtë mund të blejnë përfundimisht kartonin e tij për një çmim të fiksuar prej 10 milionë euro.

Beshiktash vërteton edhe një herë tërheqjen që ka për futbollistët kuqezi, pasi klubi nga Stambolli ka në pronësi edhe Ernest Muçin, madje sezonin e ardhshëm, dy yjet e futbollist shqiptar mund të luajnë në një skuadër, nëse Trabzonspor nuk blen kartonin e Muçin dhe nëse Beshiktash bindet të mbajë Asllanin në skuadër.

 

Po ndodh...

ide