"Do të jetë me e fuqishmja në Shqipëri"/ Berisha njofton protestën e radhës kombëtare

30 Janar 2026, 14:00 / POLITIKË ALFA PRESS

"Do të jetë me e fuqishmja në Shqipëri"/ Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se protesta e radhës e opozitës do të jetë në datën 10 shkurt në orën 17:00, ku ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen tubimit.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se revolta dhe zemërimi qytetar janë e vetmja rrugë për të rrëzuar, sipas tij regjimin.

Berisha deklaroi se Rama me Ballukun sfidojnë drejtësinë, duke u shfaqur të dy në publik, sipas tij kjo është ofendim për qytetarët.

Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është fjala juaj, është guximi juaj, është revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë ndaj vjedhjes, ndaj narkoshtetit, ndaj varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie, që duhet të shpëtojë, dhe do të shpëtojë Shqipërinë.

Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij, shëtit si i vdekuri me të gjallin me Lubi Ballukun, për t’u thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët, për t’i ofenduar ata dhe më shumë se ofendim, se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkis dhe se mos mendoni kurrë se drejtësia apo ligji janë për Ramën apo Lubinë, por janë vetëm për ata që duan këta të dy.

Ka qenë dhe është bindja ime më e prerë, se është vetëm sovrani, gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këtë grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të largohen një minutë e më parë nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike, zgjedhje të ndershme.


Në Tiranë, dhe kudo në Europë dhe botë, 24 janari është i gjallë çdo ditë. Çka do të thotë, qytetarët shqiptarë, shqiptarët në diasporë dhe kudo, miqtë e shqiptarëve, presin protestën, revoltën dhe vetëm revoltën e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat, gratë, të moshuarit, të bashkohemi ne datën 10 shkurt në ora 5 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën”, tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide