Krim në familje në Bulqizë! Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet 58-vjeçari

Krim i rëndë në një familje në Bulqizë. Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeçar.
I ndaluari sipas policisë së Dibrës është B.N., banues në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ostren, rreth mesnatës të së enjtes, pas një konflikti të çastit dhe për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISE
Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes.
Arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.
29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

