Fëmija 6-muajsh bllokohet në banesë në Berat, nëna kërkon ndihmën e zjarrfikësve që futen me shkallë nga ballkoni
18 Qershor 2024, 18:52 / AKTUALITET

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur për disa minuta i vetëm në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era,duke e lënë nënën jashtë.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori” të Beratit, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja.
Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrëfikësit.
Efektivët e shërbimit zjarrëfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.
-
Flakët pushtojnë kurorën e gjelbër të Mashkullorës
18 Qershor, 18:48
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

