FOTO/ Aksident i frikshëm, makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen! Mbrojtësja metalike futet mes për mes mjetit

3 Mars 2025, 16:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Aksident i frikshëm, makina del nga rruga dhe përplaset me

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.

Një automjet tip benz që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë korsisë së rrugës.

Për pasojë mjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe trafikndarësja i është futur mes për mes makinës në anën e pasagjerit.

Fatmirësisht drejtuesi ka qenë duke udhëtuar vetëm dhe nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti.

 

Po ndodh...