
FOTO/ I shtrirë në rrugë dhe i mbuluar me një çarçaf të bardhë, çfarë ndodhi në vrasjen në Korçë

Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme. Policia e Korçës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 në rrugën "Koço Goliku", ku ka mbetur i vdekur 40-vjeçari E.P.
Sipas njoftimit të policisë autori i vrasjes ka vrarë veten pasi kryer vrasjen dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
NJOFTIMI I POLICISË
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.
-
-
Vrasja në Korçë, identifikohet dhe viktima e dytë
28 Shkurt, 21:41 -
Emri/ Vrasja e dyfishtë në Korçë, identifikohet një prej viktimave
28 Shkurt, 21:21

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128