FOTO/ U ekzekutua në sy të të birit, ky është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali

7 Prill 2025, 11:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ U ekzekutua në sy të të birit, ky është shqiptari

Një 43-vjeçar shqiptar, i identifkuar si Vladimir Topjana, është vrarë me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, rreth orës 21:30 në një lokal në zonën Fontanafredda të Italisë.

Topjana, i cili punonte shofer në një kompani dhe kishte dalë për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, shoqërohej nga djali i tij 17-vjeçar në momentin e vrasjes.

Bëhet me dije se autori i vrasjes, po ashtu shqiptar, 30-vjeç, është arratisur nga vendngjarja me një automjet tip “Audi” të bardhë, por është vënë në pranga disa orë më vonë.

Mësohet se vrasja e Topjanës erdhi pas një debati mes tij dhe autorit. Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.

FOTO/ U ekzekutua në sy të të birit, ky është shqiptari

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128