
Hyn në poliklinikë me levë e kaçavida për të vjedhur, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi u kap duke vjedhur në Poliklinikën e qytetit.
Autori kishte marrë me vete levë, kaçavidë dhe doreza për të hapur me forcë dyert e Poliklinikës dhe për të vjedhur. Aksioni i tij mori fund shumë shpejt, pas ndërhyrjes së bluve, që e vunë në pranga.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasin O. K., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në ambientet e poliklinikës së qytetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 levë hekuri, 1 kaçavidë dhe 1 palë doreza, që iu gjetën këtij shtetasi, në momentin e kapjes në flagrancë“, njofton policia.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128