
"I ati e braktisi", drama në familjen e adoleshentit me autizëm dhe sëmundje shoqëruese

Ai është 14 vjeç. Diagnoza e tij është autizëm dhe skizofreni. Ai na pret me një pistoletë lodër në dorë, ku na kërkon që të ndalojmë, pasi do të lajmërojë Policinë e Shtetit. Ky nuk është një episod i panjohur për familjarët, fizioterapisten, motër Sofia Ukaj dhe psikologen Kristela Pjetri që e takojnë vazhdimisht.
Nëna, Agime Sulejmani tregon se i biri ka lindur i sëmurë, por nuk ka mundur të kujdeset për të ashtu siç do të dëshironte. Ajo u divorcua nga i shoqi, i cili vendosi ta braktiste Enderin tek motrat e Nënë Terezes në Elbasan. Një ditë para se Ender të bëhej 6 muajsh, motrat e Nënë Terezes trokitën në derën e saj dhe e pyetën nëse do të kujdesej për të birin apo do ta linte për të mos e parë më kurrë.
“Jam martuar ne 2009, djalin ma fali zoti, nuk kisha ku ta rris vetëm një barake, u divorcova, burri e çoi djalin te motrat e Nëna e Terezës në Elbasan. Ato kërkuan nënën e tij, me thanë e pranon fëmijën apo jo, unë e pranova, ta rris djalin që mos ta lë rrugëve, vetëm për atë jetoj, për askënd tjetër”– u shpreh Suljemani.
Agimja, u ribashkua me të birin, por, një tjetër dramë do të niste. Zgjedhja e saj, nuk u prit mirë nga vëllezërit dhe motrat. Ata i kërkuan të largohej nga shtëpia e tyre bashkë me të birin. E vetmja që iu bë krah ishte nëna, e cila sot është 80 vjeçe. Nëna e Enderit, ka frikë se pas vdekjes së saj, ajo dhe djali do të mbeten mes 4 rrugëve./Inside Story
-
Dha dorëheqjen por u pendua, çfarë mase mori ILD për gjyqtarin?
21 Shkurt, 22:28 -
-
Tragjike në Shkodër, humb jetën 23-vjeçarja pasi konsumoi fotoksinë
21 Shkurt, 21:41

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128