I dehur në timon, arrestohet 63- vjeçari në Shëngjin, u përplas me dy automjete

14 Prill 2024, 21:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dehur në timon, arrestohet 63- vjeçari në Shëngjin, u
Një 63-vjeçar u arrestua nga policia e Shëngjinit pasi në gjendje të dehur teksa drejtonte automjetin e tij u përplas me dy automjete të tjera.

Nga përplasja janë dëmtuar një shtetase e moshës 39 vjeçe dhe dy pasagjer, mes tyre një djalë 10-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...