Krimi i dyfishtë në Fresk, flet pronarja e banesës ku jetonte viktima: I dëgjova të bërtisnin…
4 Janar 2024, 10:13 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme Tiranën ku vëllai ka vrarë vëllain e tij.
Siç është mësuar viktimat janë Lulzim dhe Vehap Cami me origjinë nga Bulqiza. Mësohet se motivi i vrasjes të jenë bërë disa prona në Bulqizë.
Shtetasi, Vehap Faik Cami (63-vjeç) ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas ka vrarë edhe veten.
Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qira viktima, Lulëzim Cami.
“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qira. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qiranë”, ka deklaruar ajo për News24.
-
Pronat në Bulqizë shkaku i vrasjes së 2 vëllezërve në Fresk
4 Janar, 10:03
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
Nga Gentian Gaba
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

