Atentati në Rinas, policia: Brenda makinës së djegur u gjetën 4 kallashnikovë
11 Nëntor 2025, 17:34 / AKTUALITET

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në atentatin e ndodhur sot pranë aeroportit të Rinasit.
Viktimë mbeti 36-vjeçari Gilmando Dani, i njohur si mik i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur rëndë mbeti Muçi Shaljani, i cili po trajtohet në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Pas ngjarjes, policia ka zbuluar në fshatin Halil një automjet tip “Toyota”, që ishte në flakë dhe dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i atentatit.
Gjatë kontrollit, brenda makinës janë gjetur katër armë zjarri kallashnikov, të cilat dyshohet se janë përdorur në ekzekutimin e Danit.
Gilmando Dani, sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe atenati ju bë pak çaste pasi kishte zbritur në aeroport.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
