Makina e shënjestrave nuk ishte e blinduar, Dani dhe Shaljani u larguan më 7 nëntor nga Rinasi, e parkuan në aeroport! Në mjetin e djegur të autorëve…

11 Nëntor 2025, 16:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makina e shënjestrave nuk ishte e blinduar, Dani dhe Shaljani u larguan

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e ndodhur sot në Rinas, ku mbeti i vdekur Gilmando dani dhe u plagos rëndë shoqëruesi i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se makina me të cilën ata udhëtonin, e markës “Benz” me ngjyrë të bardhë, nuk ishte e blinduar. Xhamat ishin me përbërës plastik dhe ishte e vështirë të thyheshin, duke dhënë impaktin se mjeti ishte i blinduar. Gjithashtu plumbat kanë depërtuar në trupin e makinës, fakt që tregon gjithashtu se ishte një veturë normale.

Në timonin e mjetit ishte agjenti Muçi Shaljani, kurse Gilmando Dani ishte pasagjer që po kthehej nga Barcelona në Tiranë. Dani ishte liruar më 6 tetor 2024 nga burgu, pas dënimit me 12 vite izolim të drejtësisë, si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Mësohet se të dy kanë ikur më datë 7 nëntor dhe makinën e kishin të parkuar në parkingun e aeroportit.

Makina e djegur e autorëve dyshohet se ka armë brenda, derisa ekspertët dhe efektivët të sigurohen sepse mund të ketë plumba që shpërthejnë nga nxehtësia.

I plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri) është dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës për mjekim dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka marrë plumb në kokë dhe gjendja mbetet kritike, teksa bluzat e bardha po bëjnë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Sipas burimeve 40-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Gjithashtu ai ka marrë edhe disa plagë në trup.

Sipas burimeve të policisë, Shaljani po shoqëronte Gilmando Danin dhe ndodhej në zonën e Rinasit, kur u qëllua nga persona të panjohur. Dani humbi jetën në vend, kurse Shaljani u plagos rëndë.

Hetimet kanë nisur menjëherë, ndërsa autorët kryesorë dyshohet se lëviznin me një Toyota me targa greke.

Shaljani drejtonte automjetin, ndërsa Gilmando Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit.

 

Po ndodh...

ide