Tërmeti në Tajvan/ Mësuesja i shpëton goditjes, vdes pasi kthehet të shpëtojë macen

3 Prill 2024, 23:24 / BOTA ALFA PRESS

Tërmeti në Tajvan/ Mësuesja i shpëton goditjes, vdes pasi
Një mësuese tajvaneze, e cila shpëtoi teksa një ndërtese 10-katëshe filloi të shembet për shkak të një tërmeti vdekjeprurës, vdiq disa minuta më vonë, pasi dyshohet se u kthye për të shpëtuar macen e saj.

Tajvani u godit nga tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, duke marrë jetën e nëntë personave, duke plagosur më shumë se 800 dhe duke bllokuar 127 të tjerë.

Tërmeti shkatërrues regjistroi 7.4 të shkallës Rihter, sipas Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, me dëmet më të mëdha në qytetin juglindor të Hualien, thanë zyrtarët.

Një mësuese, e njohur vetëm me mbiemrin e saj Kang Nu, arriti të shpëtonte nga ndërtesa në rrugën Xuanyuan në Hualien përmes një dere anësore, raportoi kanali televiziv tajvanez i lajmeve Set News. Ndërtesa 10-katëshe u la në rrëmujë nga tërmeti i cili bëri që ajo të anohej në një kënd prej 45 gradë – duke bllokuar shumë njerëz brenda mureve të saj.

Vetëm 13 minuta pasi u arratis nga ndërtesa, zonja Kang Nu, e cila mendohet se ka qenë një mësuese e vjetër bujqësore në shkollën e mesme Hualien Gao Nong, u kthye te rrënojat në kërkim të maces së saj.

Edukatorja nuk u kthye më nga ndërtesa pasi ajo vazhdoi të shembet më tej.

Një ekip shpëtimi kërkoi për zonjën Kang Nu dhe pak çaste më vonë ata bënë një zbulim të tmerrshëm: ajo ishte e bllokuar, e palëvizshme, nën një rreze. Mësohet se ajo ka vdekur në vendngjarje. Tani, zyrtarët po përpiqen të marrin trupin e saj.

Punonjësit e urgjencës vazhdojnë të kërkojnë me dëshpërim nëpër rrënoja për të mbijetuar, me lëkundjet që përfunduan disa ndërtesa ndërsa rrugët janë ndarë në dysh. Më shumë se 87,000 shtëpi në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike, ku shumë prej tyre kanë pësuar dëme të rënda. Automjetet janë shkatërruar nga shkëmbinjtë dhe mbeturinat që bien poshtë faqeve të maleve.

Autoritetet kanë humbur kontaktet me 50 persona në minibusë pasi tërmeti i fuqishëm rrëzoi rrjetet telefonike, sipas agjencisë kombëtare të zjarrit të Tajvanit. 77 persona dihet se janë bllokuar brenda tuneleve malore Jinwen dhe Qingshui në qarkun Hualien.