Incidentet e regjistruara në Zvërnec, Hita e thotë hapur nga Vlora: Veprimet e Policisë na turpërojnë! U shkelën të gjitha standardet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita, gjatë konferencës për shtyp në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me incidentet e regjistruara në Zvërnec, ka pranuar se incidentet në protestën e Zvërnecit e njollosin Policinë e Shtetit.
Hita tha se në këtë protestë janë shkelur të gjitha standardet nga ana e Policisë dhe prandaj ka ardhur shkarkimi i drejtuesit të policisë vendore të Vlorës, Elidon Cela, për të cilin tha se ka pasur edhe mbështetje nga ana e Policisë së Shtetit.
Ndërsa sa i përket procedimeve, drejtori i policisë tha se janë tre punonjës të “Major Security” dhe disa protestues.
Hita: Përgjegjësia për ngjarjen është e të gjithë neve. Unë e përmenda edhe më parë, kjo është një ngjarje që na turpëron të gjithëve dhe nuk na jep burrëri që të themi se ishim më të mirët. Aty u shkelën të gjitha standardet dinjitoze, dhe prandaj është ky reagim dhe shkarkimi i drejtorit të Policisë vendore Vlorë.
Përgjegjësia për këtë protestë ka qenë e Policisë Vlorë. Në komunikimet me drejtuesin e policisë Vlorë, ka pasur mbështetjen tonë, por kjo mënyrë nuk i bën as më pak fajtorë për mbarëvajtjen e kësaj proteste.
Për sa i përket personave të proceduar, siç e dini, kemi tre nga policia private. Nga ana e protestuesve janë proceduar disa të tillë, që nuk kanë vepruar sipas ligjit.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128