"Kanë folur të penduarit në Itali!"/ Gazetari zbulon si nisi goditja e grupit të fuqishëm në Durrës

22 Maj 2025, 22:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Kanë folur të penduarit në Itali!"/ Gazetari zbulon si

Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët i SPAK dhe antimafias italiane, për goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës. 

Zhabina tha se informacionet më të rëndësishme për hetimet i kanë dhënë të penduarit në Itali. 

"Baza e hetimit janë komunikimet në SKY ECC dhe dy të penduarve në Itali. Nuk është se Nuredin Damani ka dhënë shumë detaje të rëndësishëm, në krahasim më të penduarit në Itali. Ndihmën më të madhe e kanë dhënë dëshmitarët e drejtësisë në Itali.

Mendoj se të penduarit në Itali kanë dhënë detajet më të rëndësishme, kanë zbardhur skemën se si funksiononin grupet.

I gjithë ky trafik bëhej me bekimin e mafias italiane, të paktën kështu thotë i penduari italian. Një nga drejtuesit e klanit mafioz në Itali është edhe i penduar.

Edhe dëshmia e Nuredin Dumani ka rëndësi sepse ka përmendur Doçin dhe Troplinin.

Mafia italiane shihte të rëndësishëm këto grupe shqiptare. E para ka të bëjë që grupet shqiptare e dërgonin drogën në Bari me çmim më të ulët sesa gjithë të tjerët.

E dyta, grupet shqiptare bënin disa punë për grupet italiane që ata nuk donin vetë ti bënin. Por, duhet thënë që baza ishte Shqipëria, kontaktet më të rëndësishme i kishin shqiptarët. Personi i kontaktit në Roterdam ishte shqiptar.

Kanë qenë grupe autonome, të cilat punonin me njëri tjetrin dhe qëllimi ishte i përbashkët, paratë ti sillnin në Shqipëri", tha Zhabina. 

 

Po ndodh...