Koncesioni i Sterilizimit/ Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ortaku i tij italian, Staccini thirren të dëshmojnë sot në Komisionin hetimor të Shëndetësisë
Komisioni hetimor për Shëndetësinë do të vijojë sot me pyetjen e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me koncesionin e sterilizimit.
Sot është thirrur për tu marrë në pyetje biznesmenin Ilir Rrapaj, dhe ortakun e tij Italian Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 do të fitonin koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.
Gjithashtu për të dëshmuar është thirrur dhe Anila Denaj e cila në atë kohë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit. Madje ka paraqitur dhe ankesë. Pikërisht për këtë kohë, burimet bëjnë me dije po pyetet nga ekspertët e Byrosë së Hetimit.
Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.
Biznesmeni ndodhet në arrest me burg’ prej 16 gushtit 2024, ndërsa I arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.
Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioner hetimor për shëndetësinë më 20 shtator ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish ministrin e Shëndetësisë.
Dëshmitarët qe do thirren sot ne komision
Ora 9.30 - Ilir Rrapaj
Ora 14.00 - Anila Denaj
Ora 16.00 - Altin Fani
Ora 18.00 - Umbro Staccini
Ora 19.00 - Elisabetta Anzanello
Ora 20.00 Giorgio Tardioli
Arrestimi i Rrapajt
Biznesmeni Rrapaj ndodhej me pushime në Dhërmi kur dhe i janë vënë prangat pasi kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK lidhur me procedurat e koncesionit për sterilizimin e përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe
Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi. Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.
Parlamenti i turpit
ide
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
Opozita heshti përsëri me turp për Buxhetin e 2025.
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128