Konflikti për pronën, dyshimet për vrasjen në Korçë

28 Shkurt 2024, 23:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Konflikti për pronën, dyshimet për vrasjen në
Një konflikt për pronën dyshohet të ketë qenë shkaku i ngjarjes në Korçë, ku Ilo Lluka vrau me armë zjarri Emiljano Pinen dhe më pas u vetëvra.

Dyshohet se shkak i këtij konflikti është për çështje pronësie, një apartament.

Burime policore bëjnë me dije se babai i autorit Ilo Lluka, bashkëjetonte me mamanë e Emiljano Pines. Dhe babai i Ilo Llukës shtëpinë e tij do t’ja pasonte djalit të bashkëjetueses, pra Emiljano Pines. Kjo besohet se ka qenë edhe shkaku i konfliktit që shkaktoi edhe dy të vrarë mbrëmjen e sotme në Korçë.

61-vjeçari Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po qëndronte Emiljano Pine dhe e ka thirrur këtë të fundit për të dalë jashtë për të biseduar. Por sapo 40-vjeçari Pine ka dalë nga lokali, Ilo Lluka e ka qëlluar disa herë me armë zjarri dhe më pas ai është vetëvrarë.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128