Mbajti për ditë të tëra shokun e vdekur në shtëpi, pastaj e hodhi në përrua, dëshmia e plotë e 47-vjeçarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg ndaj 47-vjeçarit Majdiel Husa, i akuzuar se nuk tregoi për vdekjen e shokut të tij Elton Tahirit nga mbidoza e drogës, por e hodhi në përrua pasi e kishte mbajtur disa ditë në banesën e tij.
Sipas policisë, mbidoza e kokainës dhe heroinës i ka marrë jetën 48 vjeçarit Elton Tahiri, trupi i të cilit u gjet më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë.
Viktima ishte bashkë me shokun e tij Majdiel Husa në banesën e tij në Laprakë kur për shkak të mbidozës humbi jetë. Në dëshminë para hetuesve 47-vjeçari ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit.
Elton Tahiri dhe Majdiel Husa kishin disa ditë që ishin deportuar së bashku nga Gjermania dhe që prej kthimit kanë qëndruar së bashku në banesën e Husës në Laprakë, pasi jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë. Viktima nuk kishte kontaktuar për asnjë moment me familjarët e tij dhe nuk u kishte treguar se ishte kthyer nga Gjermania.
DESHMIA E PLOTË:
"Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im. Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur. Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit ku pash vetëm Eltonin duke fjetur akoma ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: "Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prap".
Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm pasi ai e konsideronte si vëlla. Unë kam dal nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pash që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë "kur do ikë ky se më ka zënë derën". Kam dal sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë. Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë. Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova "policia do e shohë që ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merren me mua". Kisha frikë të tregoja", ka treguar Husa.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


