
Me armë zjarri në duar gati për qitje, personi ka arritur ti shpëtojë policisë së Elbasanit gjatë ndjekjes

26 Maj 2023, 11:44 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Një person i ka shpëtuar nga duart policisë së Elbasanit, pasi është pikasur në rrugë duke ecur me kallash, me plumba në fole, gati për qitje.
Personi ka mundur që të shpëtojë nga ndjekja, duke hedhur armën.
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se është identifikuar personi që ka hedhur armën, ai është shtetasi me inicialet B.R 23 vjec.
Ai ndodhej në afërsi të zonës së quajtur ish Sporti i Vjetër kur policia është vendosur në ndjekje të tij, pa mundur që ta vërë në pranga.
Gjithashtu blutë kanë arrestuar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen, emri i të cilit për arsye hetimore ende nuk bëhet i ditur.
Gjithësesi në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit vijojnë hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.

ide

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës
Nga Ardit Gjinali

Misioni që Lulzim Basha duhet të përfundojë!
Nga Mirela Karabina

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128