Megaoperacion në Itali, Gjermani, Belgjikë/ Shkatërohet banda shqiptare, arrestohet trafikanti i shumëkërkuar (emri)

5 Qershor 2023, 18:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Megaoperacion në Itali, Gjermani, Belgjikë/ Shkatërohet banda

Fisnik Smajlaj dhe disa shqiptarë të tjerë kanë rënë në pranga në Itali, pas një operacioni anti-drogë nga autoritetet vendase.

Megaoperacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane, gjermane dhe belge, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në trafik droge në Europë, si dhe në bashkëpunimin e tyre me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”.

Mes 25 urdhër-arresteve të lëshuara me urdhër të Prokurorisë italiane, pjesa më e madhe janë shqiptarë me banim në Belgjikë, mes tyre edhe Smajlaj, i shpallur në kërkim që prej vitit 2008.

Mediat italiane shkruajnë se lokali i këtij të fundit “Dino” në Frankfurt, Gjermani ishte kthyer në një bazë të mafies kalabreze, “Ndrangheta” dhe veprimtarisë së tyre kriminale.

Në lokalin në pronësi të shqiptarit kopsiteshin pazaret e kokainës mes trafikantëve. Policia gjermane ka përgjuar një takim që kishte për objekt blerjen e 50 kilogramëve kokainë, e cila nga Amerika e Jugut kishte mbërritur në Gjermani dhe më në fund do trafikohej në Itali për t’u shitur me doza.

 

 

ide