Naftëtarët e Bankers Petroleum hyjnë në greve urie për kushtet e punës

10 anëtarë të Këshillit Drejtues Sindikal të kompanisë “Bankers Petroleum” ne Fier janë futur në grevë urie pa afat rreth orës 10:00 të ditës së sotme. Ata shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës së tyre ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet t’i bashkohen edhe punonjës të tjerë.
Greva e urisë organizohet nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur dhe vjen pas protestave të vazhdueshme për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.
Grevistët shprehen të vendosur për të vijuar grevën derisa ‘Bankers’, të nisë dialogun për të rritur me 18 për qind buxhetin vjetor të pagave.
Naftëtarët tregojnë se paga mesatare është 60 mijë lekë, ndërsa kërkojnë të shkoje deri në 100 mijë lekë në muaj.
Nga ora e 07:00 e mëngjesit të nesërmen do të ndërpritet puna, gjë që pritet t’i shkaktojë kompanisë dëme të mëdha ekonomike. Kjo është protesta e katërt e organizuar nga Sindikata e Bankers gjatë vitit 2025. Kërkesave të tyre nuk u është ofruar asnjë zgjidhje , ndaj sot ata morën vendimin ekstren për të shkuar në grevë urie.
Protesta e naftëtarëve në Marinëz të Fierit vjen në një kontekst ku “Bankers Petroleum” është përfshirë në një hetim nga SPAK.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


