Lajme flash

Në kërkim për dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohet 32-vjeçarin në Morinë

4 Prill 2025, 13:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim për dhunë në familje dhe përndjekje,

Policia ka vënë në pranga në Pikën Kufitare të Morinës një 32-vjeçar nga Suhareka.

I riu ishte në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprat penale  “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Durrës, kapën në hyrje, shtetasin I. E., 32 vjeç, banues në Suharekë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprat penale  “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja””, njofton policia.

 

Po ndodh...