Përkeqësimi i motit/ Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

11 Mars 2025, 10:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përkeqësimi i motit/ Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 11-12.03.2025 duke filluar nga ora 02:00 datë 11.03.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.Është ndaluar përdorimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë në det të hapur, duke filluar nga ora 02:00 e datës 11.03.2025, pa leje-nisje.

2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë Gjirot të Vlorës duhet të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse, trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë do të mbërrijë në portin e Vlorës në orën 13:00.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 12.03.2025.

 

Po ndodh...