Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut

3 Mars 2025, 18:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut

Papa Françesku, i cili u shtrua në spitalin Gemelli të Romës për shkak të problemeve të frymëmarrjes, është tani në një gjendje më të qëndrueshme. Më 14 shkurt, lideri i Kishës Katolike u u dërgua në spital me urgjencë për shkak të pneumonisë bilaterale, e cila i pengoi frymëmarrjen.

Pas një periudhe trajtimi dhe kujdesi intensiv, gjendja e Papës ka treguar përmirësime të dukshme dhe tani ai nuk ka nevojë për ventilim mekanik. Sipas raporteve të Vatikanit, Papa ka kaluar një natë të qetë dhe pa komplikacione.

Në javët e fundit, Papa kishte vuajtur nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, i ngjashëm me një sulm astmatik, që kërkoi ndërhyrje mjekësore. Megjithatë, pas disa ditëve të vështira, gjendja e tij ka evoluar në mënyrë pozitive.

 

ide