Luis Enrique para përballjes në Champions: Liverpooli nuk është më i fortë se PSG-ja
3 Mars 2025, 18:22 / SPORT

“E njoh shumë mirë Liverpoolin. Ne kemi idenë tonë për lojën. Duke e parë dhe analizuar kundërshtarin, nuk shoh se janë më mirë se ne. Nuk ka dyshim se që nga fillimi i sezonit ata kanë qenë skuadra më në formë në Europë, jo vetëm në performancë, por edhe në rezultate.
Kjo ndeshje mund të ishte finalja e Champions League, por fatkeqësisht nuk do të jetë. Ne do të bëjmë gjithçka për të rritur shanset tona për të kaluar dhe për të treguar se jemi më të mirë se Liverpool”, tha Luis Enrique.
Ndeshja e parë mes PSG-së dhe Liverpool do të luhet të Mërkurën në Francë, duke nisur nga ora 21:00.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





