Përplasje në 1-vjetorin e tragjedisë hekurudhore në Greqi, 6 shqiptarë humbën jetën

28 Shkurt 2024, 19:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasje në 1-vjetorin e tragjedisë hekurudhore në Greqi, 6
Me përleshje të ashpra me policinë në qendër të Athinës e përkujtuan grekët, përvjetorin e parë të tragjedisë hekurudhorë në afërsi të Selanikut.

Ajo e 28 Shkurtit, ku humbën jetën 57 persona dhe u plagosën 85 nga përplasja e një treni udhëtarësh me një tjetër mallrash, konsiderohet si më e rënda në historinë e vendit. Mes viktimave, ishin dhe gjashtë shqiptarë: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo. Protestuesit mendojnë se e drejta nuk është vënë ende në vend pas kësaj tragjedie.

Manifestimit iu bashkuan dhjetëra mijëra njerëz në Athinë. Ndërsa, punonjësit e hekurudhave janë në grevë 24-orëshe që ka paralizuar qarkullimin e trenave në gjithëve.

Ata kërkojnë rritje pagash dhe investime në sistemin hekurudhor që edhe pas tragjedisë së vitit të kaluar vazhdon të jetë po aq e mbingarkuar dhe e keqmenaxhuar.

Homazhe u bënë gjatë ditës edhe në vendin e tragjedisë, ku familjarë të viktimave, shumica nxënës të një shkolle të mesme vendosën kurora me lule dhe morën pjesë në ceremonitë fetare në nderim të tyre.



Po ndodh...