Plagosi vajzën me thikë, arrestohet pas disa orësh autori në Durrës

26 Janar 2026, 15:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosi vajzën me thikë, arrestohet pas disa orësh autori në

Është arrestuar pas disa orësh arratisje 56-vjeçari Mikel Ndoi, i cili plagosi me thikë vajzën e tij në Durrës

Ngjarja ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa pasi plagosi vajzën ai u arratis.

Prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë. Ndarja kishte ndodhur pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur.

Kjo ka mjaftuar që babai t’i shkonte në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë. Për t’i ndarë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa thika ende nuk është gjetur.

 

 

Po ndodh...

ide