Qëlluan me armë zjarri para gjykatës familjarët e autorit të vrasjes së Besar Nimanit, dorëzohet në polici motra e boksierit, i vëllai dërgohet në paraburgim

3 Mars 2025, 17:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qëlluan me armë zjarri para gjykatës familjarët e autorit

Është vetëdorëzuar në polici motra e boksierit të ndjerë, Besar Nimani, e cila dyshohet se qëlloi me armë zjarri në shenjë hakmarrje babain dhe vëllain e autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit para një gjykate në Gjermani, teksa zhvillohej seanca gjyqësore për ekzekutimin e këtij të fundit.

Policia e Bielefeldit në Gjermani ka njoftuar sot se motra e boksierit është vetdorëzuar, pasi ishte në arrati që nga dita e sulmit bashkë me vëllain tjetër, Beratin, i cili është arrestuar.

 “Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj. Gruaja është motra e vëllait të ish-boksierit të vrarë. Përfshirja e saj e saktë në krim është ende nën hetim”, thuhet në deklaratën e policisë.

Mediat gjermane raportuan se autorët e sulmit, ku mbetën të plagosur disa persona, mes të cilëve babai dhe vëllai i vrasësit të Besar Nimanit, ishin motra dhe vëllai i këtij të fundit.

Vëllai i boksierit Besar Nimani, Berati, ka mohuar çdo përfshirje në ngjarjen pranë gjykatës së Bielefeldit. Në një prononcim për gazetën gjermane “Bild”, ai theksoi se familja e tij ka jetuar në ankth të vazhdueshëm që nga marsi i vitit të kaluar, kur Besari u ekzekutua me 16 plumba.

Sipas policisë, ai është deklaruar i pafajshëm dhe tashmë është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Gjithashtu, sipas dëshmive të disa personave në vendngjarje, dyshja janë parë duke u larguar me një makinë të zezë menjëherë pas ngjarjes.




Po ndodh...

ide