Rikthehet dimri! Në Stëblevë trashësia e dëborës arrin në 10 cm, Bulqiza has problematika

18 Mars 2025, 08:43 / AKTUALITET ALFA PRESS
Rikthehet dimri! Në Stëblevë trashësia e dëborës

Pak ditë pasi festuam pranverën, rikthehet dimri.

Reshjet e dëborës kanë mbuluar zonat malore. Në Stebleve trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm.

Ndërkohë rruga është e kalueshme dhe pa probleme.

Prani te dëborës ka edhe në Qafë Thanë. Nuk ka probleme ne qarkullimin e mjeteve në aksin nacional.

Reshjet dëborës janë ofruar deri në afërsi të qytetit të Bulqizës.

Prani të reshjeve ka edhe në fshatrat e thella të njësive administrative si Trebisht, Ostren, Zerqani, Fushë Bulqizë dhe Martanesh, ku dhe kanë sjellë probleme në frutikulturë si dhe tek të mbjellat.