Sherr në Durrës, dy burrat përleshen me punëtorin e pikës së karburantit, shoqërohen në polici

Dy persona janë konfliktuar me një punëtor të një pike karburanti në qytetin e Durrësit ditën e sotme.
Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 42-vjeçari G. H. dhe 46-vjeçari H. Gj. janë shoqëruar në polici pas konfliktit me punonjësin 62-vjeçar.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
-
-
Emrat/ Policia aksion në Shkodër, dy të arrestuar, detajet
23 Mars, 12:23 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



