
Shi, breshër e rrufe, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Për javën që presim, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Ditën e hënë pritet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në shtim pas orëve të pasdites.
Ditën e martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e me intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mesditës, përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshme me intensitet mesatar në formë shtrëngatash, shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në relievet malore mbi 800-1000 m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.
Më pas, në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Pritet rritje graduale e temperaturave.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128