SPAK "zbërthen" organizatën e vëllezërve Çopja: 6 vrasje dhe grabitja në Rinas, sekuestrohen 1 mln euro

1 Gusht 2024, 15:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

SPAK "zbërthen" organizatën e vëllezërve
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur të plotë operacionin e kryer dje me 30 urdhërarreste, që u shtri në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

SPAK sqaron në njoftimin për mediat se operacioni është kryer në bazë të procedimit penal nr.75, të vitit 2022, ku objekt i hetimit ishte veprimtaria kriminale e një organizate kriminale e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe drejtohej nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët dyshohet se fshihen në Dubai.

Organi i akuzës ka arritur të zbardhë 6 vrasje të kryera në harkun kohor 2018-2020 në Elbasan, Peqin dhe Berat, ku në një prej tyre viktimë mbeti edhe rivali i fisit “Çopja”, Endrit Alibej.

Po ashtu gjatë hetimeve është zbuluar se kjo organizatë kriminale ka organizuar dhe marrë pjesë në grabitjen e armatosur të vlerave monetare që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë-Vjenë, ndodhur më 9 prill 2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”,

Policia ka ushtruar kontroll në 8 ambiente duke arritur të sekuestrojë në total totale mbi një milionë euro.



Po ndodh...