Trafikonin emigrantë nga vendet e treta drejt BE-së, shpallen fajtor 4 anëtarët e një bande të huajsh. Ja me sa vite burg u dënuan

6 Mars 2025, 17:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafikonin emigrantë nga vendet e treta drejt BE-së, shpallen fajtor 4

GJKKO Ka shpallur fajtor 4 anëtarët e huaj të një bande që trafikonin klandestinë nga vendet e treta drejt BE-së, kundrejt shumave që shkonin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro.

Në total për 4 personat GJKKO ka vendosur 36 vite burg. Konkretisht  për Yalcin Ali Hanci dhe  Mustafa Cosekoglu u caktuan nga 6 vite burg, ndërsa nga 12 vite burg u vendos për Soran Saber dhe  Yahia Yussef (alias Kamal Kamil).

Mbi ta rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Pjesëtaret e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5,000 deri në 10,000 Euro, i kalonin ato në rrugë tokësore dhe detare.