
Tronditëse/ Babai dhunon në Tik Tok fëmijët e mitur, dëshmia rrëqethëse e gruas: Ai i kërcënonte se do t’i priste duart dhe këmbët…

Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 është diskutuar historia ku një grua , nenë e dy fëmijëve ka denoncuar në studio se ishte dhunuar dhe poshtëruar nga bashkëshorti i saj.
Por pas emisioneve dhe dëshmive të bashkëshorteve ka qenë telefonata me urgjencë e një gruaje e cila prej kohësh ndjek në rrjetet sociale sesi ky baba i dy fëmijëve dhunon psikologjikisht dy fëmijet e mitur.
Në një lidhje telefonike, ajo ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.
Sipas dëshmisë së gruas, ajo e ka parë rastësisht në rrjetin social TikTok se si Artan Berisha dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht dy fëmijët e mitur. Berisha fliste me një fjalor të papërshtatshëm në prani të tyre, dhe shpesh herë ofendonte edhe nënën e fëmijëve.
Ajo shtoi se ishte shumë shqetësuese, pasi shumë ndjekës nuk kanë reaguar por përkundrazi shikueshmëria në live vazhdonte të rritej.
Gjithashtu Artani nuk i lejonte fëmijët të lëviznin duke i kërcënuar se do ti priste duart dhe këmbët. Kjo gjë ishte bërë shkak që njëri nga fëmijët të urinonte nga frika e dhunës. Ajo gjithashtu theksoi se videot e dhunës janë dërguar në institucionet përkatëse.
“Unë e kam parë rastësisht në Tik-Tok dhe më ka ardhur shumë keq se si Artan Berisha i dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht të dy fëmijët e mitur. Ai flet me një fjalor shumë të papërshatshëm në prani të tyre, duke debatuar me ndjekësit dhe duke ofenduar nënën e fëmijëve.
Ndjekësit e shikojnë dhunën, por fatkeqësisht asnjëri nuk reagon përkundrazi shikueshmëria në live vazhdon dhe rritet. Artani nuk i lejonte të lëviznin duke i kërcënuar se do i priste duart dhe këmbët dhe njëri nga fëmijët kishte urinuar nga frika e dhunës. Kjo është shqetësuese, nuk kam fjalë jam shumë e prekur. Unë i kam dërguar videot në institucionet përkatëse” përfundoi ajo.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128