U arrestua nën akuzën për “Korrupsion pasiv”, ja sa vite burg rrezikon Safet Gjici

24 Qershor 2023, 19:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

U arrestua nën akuzën për “Korrupsion pasiv”, ja sa

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar pak më parë me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme nën akuzën për “Korrupsion pasiv”.

Bëhet fjalë për hetimin e nisur nga SPAK mbi videoskandalin e publikuar më 16 qershor, ku Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashki.

Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.

Nisur nga kjo akuzë Gjici mund të rrezikojë deri në shtatë vite burg por  kjo varet dhe nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij.

 

Po ndodh...

ide